Sipas Bërnabiqit, është nonsens që Kosova të marrë pjesë në Samitin e Sofjes

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 16:07 | Nga

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot se politikisht është nonsens që Kosova të jetë e pranishme në samitin europian për Ballkanin Perëndimor në Sofje dhe se Beogradi, varësisht nga hapat e Prishtinës rreth themelimit të Asociacionit të Komunave serbe, do të vendosë për pjesëmarrje në atë takim, transmeton Koha.net.

“Varësisht nga kjo do të vendosim për Samitin e Sofjes më 17 maj. Bullgaria është partner yni i madh e Bashkimi Europian është qëllim strategjik yni. Duam komunikim të mirë dhe është në interesin e vendit tonë të jemi në atë samit”, citon tanjug të ketë thënë Bërnabiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme