Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një kumtese për media, ka kritikuar politikanët kosovarë dhe ndërkombëtarët lidhur me qasjen ndaj personave të zhdukur nga lufta.
Rezolutat dhe premtimet e fushatave nuk janë mënyra për zgjidhjen e këtij problemi, vlerëson Këshilli.
Më poshtë, reagimi i plotë i KMDLNj-së:
Me rezoluta dhe premtime të fushatave, nuk zgjidhet çështje e të pagjeturve!
Është bërë si rregull apo reagim refleksiv që me çdo 27 prill , Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur , politikanët kosovarë dhe ata ndërkombëtarë ( në mënyrë selektive ) , “qajnë” dhe premtojnë se kjo çështje , më në fund do të zgjidhet duke i liruar familjet nga ankthi thuaja 20 vjeçar e që ky ritual të përsëritet në vitin vijues , pa ndonjë ndryshim apo lehtësim për familjet që me të drejtë kërkojnë realizimin e një të drejte elementare të njeriut , e drejta për t’u informuar e cila u mohohet që nga përfundimi i luftës.
Çështja e personave të zhdukur është dhe duhet të trajtohet ekskluzivisht si e drejtë e njeriut e që nuk është trajtuar deri më tani. Është më se e vërtetë se politika e ka shkaktuar këtë çështje dhe , për fat të keq politika është ajo që edhe mund t’i japë zgjidhje çështjes së personave të zhdukur .
Gjithashtu është e vërtetë se politika , si ajo në Beogr ad dhe kjo në Prishtinë dhe sidomos shumëfytyrësia e ndërkombëtarëve ka ndikuar dhe po ndikon që çështja e personave të zhdukur të mbetet e pazgjidhur , duke e mbajtur situatën e tensionuar dhe duke e keq – përdorur skajshmërisht fatkeqësinë dhe vuajtjet e atyre , familjarët e të cilëve janë në listën e të zhdukurve.
Deri më tani kemi pasur një qasje shumë të gabuar kur është bërë përpjekje që çështja e personave të zhdukur të zgjidhet në baza të përkatësisë etnike duke insistuar vetëm për të zhdukurit tuaj dhe duke ua mohuar këtë të drejtë të njeriut palës tjetër . Edhe këtë vit , ditës së përkujtimit për të zhdukurit në Kosovë i ka paraprirë një varg aktivitetesh të institucioneve dhe politikanëve që , fare pak apo aspak nuk dallojnë nga viti paraprak.
Aktivitetet ishin të ndara në baza etnike për një çështje që është dhimbje , nevojë dhe interes për të gjitha familjet apo familjarët që kanë anëtar ë të zhdukur pavarësisht përkatësisë etnike , fetare , moshore , racore , statusit shoqërorë etj., Ndërkombëtarët , si oportunistë apo kalkulues që janë nuk kanë treguar fare interesim për të zhdukurit, për dallim për çështjete tjera sikur bisedimet me Serbinë , Gjykata Speciale , Demarakacioni e tash Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë për të cilat nuk ka lënë kush nga ndërkombëtarët pa na zhbiruar birat e veshit , duke filluar nga niveli më i ulët e deri te kreu vendimmarrës , pensionistë që Kosovën e llogarisin vend relaksi dhe ringjallje të së kaluarës e deri te analistët e ndryshëm.
Kuvendi i Kosovës organizoi një seancë për të zhdukurit ku u shfaq një film dokumentar për të zhdukurit e që ishte më së paku që mund të bëhej me propozim që të miratohej një Rezolutë ( mbase e dështuar sikur të gjitha rezolutat tjera) mirëpo as kjo Rezolutë nuk u votua , në mungesë të kuorumit .
Deputetët e papërgjegjshëm, duke ikur nga seanca treguan shpërfillje të skajshme dhe mungesë respekti për të zhdukurit , sakrifica e të cilëve ua mundësoi edhe të bëhen deputetë sikur që treguan përbuzje për familjet e të zhdukurve të cilët po mbesin të vetmuar në përpjekjet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur dhe drejtësi për ta. Si të kuptohet kjo mungesë e deputetëve për një çështje aq të ndjeshme përveç si një dyfytyrësi dhe mungesë elementare të ndjenjave dhe të përgjegjësisë , qytetare dhe institucionele! Po këta deputetë , gjatë fushatave zgjedhore, njërin ndër premtimet kryesore e kanë çështjen e personave të zhdukur, deri sa ta fitojnë mandatin. E pamë se sa shumë “ brengosen “ për fatin e personave të zhdukur.
Këta që biseduan me Beogradin qofshin atë “teknike” apo “politike” , që nga viti 2011 premtuan se çështja e personave të zhdukur do të bisedohet në Bruksel kurse tani jemi në vitin 2018 dhe jo që nuk po bëhet temë e bisedimeve por nuk janë në gjendje as ta votojnë një Rezolutë të pavlerë , së paku edhe simbolikisht , në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.
Ndërkombëtarët kurrë nuk u interesuan për persona të zhdukur ndonëse kishin fuqi vendimmarrëse të ndikojnë në zbardhjen e fatit për personat e zhdukur duke bërë presion te palët ndërluftuese , pas përfundimit të luftës , për të dhënë informatat për fatin e këtyre personave .
As sot nuk e shfrytëzojnë këtë detyrim sepse , jo që nuk bëjnë presion te Beogradi dhe Prishtina por në heshtje , për shkak të proceseve politike këtë çështje aq të ndjeshme e kanë futur nën tepih sikur që kanë vepruar edhe në vendet e tjera ku çështja e personave të zhdukur ka mbetur brengë vetëm e familjeve dhe familjarëve . Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur nuk kishte ndërkombëtarë në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe ata vepruan si shumica e deputetëve të Kuvendit , nuk erdhën fare . Në rastet e tjera si Demarkacioni dhe votimi për Gjykatën Speciale ndërkombëtarët ishin shpërndarë në të gjitha pikat e Kuvendit d uke bërë presion te deputetët për të votuar në favor të Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale.
Tash , deputetet dezertorë dhe politikanët e papërgjegjshëm po përdorin fjalë të mëdha duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presion te Beogradi për të treguar për fatin e personave të zhdukur , mendohet për shqiptarët e zhdukur kurse për të zhdukurit joshqiptarë nuk bëjnë kërkesë të sigurohen informatat thuaja se ata nuk janë njerëz dhe se nuk kanë familje. Është jonjerëzore , kundër të drejtave të njeriut dhe e kundërligjshme të kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur në mënyrë selektive dhe në baza etnike.
Për t’u zbardhur fati i personave të zhdukur duhet një qasje gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese sikur që presioni duhet të drejtohet në dy adresa , për shqiptarët dhe jo serbët e zhdukur informata dhe përgjegjësi duhet të japin autoritetet në Beograd kurse për serbët e zhdukur si dhe të zhdukurit joshqiptarë që vlerësohet se kanë qenë me serbë , informata duhet të jap in autoritetet në Prishtinë. Nëse zhduket një person llogaritet se mund të ketë qenë diçka e rastit kurse, nëse zhduken qindra dhe mijëra persona atëherë kjo është diçka e planifikuar , e motivuar politikisht apo etnikisht dhe përgjegjësia është lehtë e identifikueshme sikur që edhe drejtësia është gjithashtu lehtësisht e realizueshme . Kjo varet nga vullneti i atyre që i kanë informatat apo që kanë mundësi të sigurojnë informatat por ky vullnet po mungon dhe , për pasojë problemi i personave të zhdukur, ka mundësi që nuk do të zgjidhet fare.