Sipas “Komersant-it”, Beogradi ka ultimatum nga BE që më 2019 të merret vesh me Prishtinën

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 14:37 | Nga

 E përditshmja ruse, “Komersant” shkruan se temë qendrore e bisedimeve midis presidentëve të Kosovës e të Serbisë, Hashium Thaçit e Aleksandar Vuçiqit, në Bruksel do të jetë shkëmbimi i territoreve, transmeton Koha.net.

Po sipas kësaj gazete, kundër kësaj ideje janë vendet kryesore të Europës, ndërsa ekspertët druajnë se rivizatimi i kufijve do të shkaktojë luftë të re në Ballkan.

Kjo gazetë thekson se bisedimet midis Beogradit e Prishtinës po zhvillohen me muaj, porse nuk është arritur ndonjë përparim, dhe shton se sipas burimeve të afërta me autoritetet serbe, Bashkimi Europian ka dhënë ultimatum që marrëveshja me Prishtinën të arrihet deri në fillim të vitit 2019, në të kundërtën do të bllokohet integrimi i saj në BE.

“Komersant” thirret në burime diplomatike në vendet e BE-së, sipas tyë cilave Brukseli nuk kërkon nga Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, por që normalizimi parasheh anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, ndërsa Prishtina duhet të pajtohet me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Beogradi nuk e ka të lehtë të pranojë këtë formulë, që do të thotë të pranojë zyrtarisht humbjen e Kosovës”, shkruan kjo gazetë ruse, e cila vlerësohet se bën punën e propagandës në favor të aspiratave sllavomëdha të Putinit.

Kjo gazetë rikujton se në Kushtetutën serbe ekziston dispozita, sipas të cilës Kosova është pjesë e Serbisë dhe se Vuçiq rrezikon jo vetëm të humbë rejtingun, por që edhe të akuzohet për tradhti të interesave kombëtare.

“I ndodhur përballë këtij pat pozicioni presidenti serb ka ndërmarrë hap të papritur. Përpiqet për rivizatim të kufijve të Kosovës”, shkruan kjo gazetë, duke shtuar se bëhet fjalë për ide të vjetër për ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e pjesëve veriore që banohen kryesisht nga serbë.

“Komersant” thekson se po ashtu ishte e papritur ideja e Thaçit, i cili angazhohej “me maturi” për “korrektimin e kufijve”, kështu që Vuçiq e Thaçi “faktikisht gjetën formulën për normalizimin e marrëdhënieve përmes shkëmbimit të territoreve”.

“Lobimi aktiv i presidentit të Serbisë në qendrat europiane për rivizatimin e kufijve të Kosovës është i shpjegueshëm. Pa mbështetjen e kësaj ideje nga vendet kryesore ideja është e parealizueshme, ndërsa perspektiva varet më së shumti nga pozicionimi i bashkësisë ndërkombëtare”, vlerëson kjo gazetë, transmeton Koha.net.

“Komersant” shton se Moska, në rastin e shkëmbimit të territoreve midis Beogradit e Prishtinës nuk deklarohet qartë. Gazeta shton se shumica e ekspertëve për Ballkanin druajnë se shkëmbimi i territoreve në bazë të parimit etnik hap kutinë e Pandorës në rajon, sepse mund të zgjidhë një problem, por mund të hapë një mijë të tjerë.

shkëmbimit me Kosovën, edhe Republika Srpska do të ndërmarrë hapa për bashkimin me Serbinë, dhe pask kësaj zhbërja e Bosnjës është e pashmangshme”, citon “Komersant” analistin kroat Vllado Vurushiqin, përcjell Koha.net.

Sipas vlerësimit të Vurushiqit, as Kroacia nuk do të qëndrojë indiferente, për të bashkuar territore kroate të Bosnjës, ndërsa myslimanët vendës dhe tutorët e tyre nga Turqia me siguri do të kthejnë vëmendjen nga Sanxhaku, dhe shton se pastaj do të vijë radha edhe në Maqedoni, ndërsa është e mundur edhe në Mal të Zi. “Efekti domino do të jetë i pashmangshëm”, citon “Komersant” Vurushiqin.

 

 

Të ngjashme