Sipas raportit të Muellerit, Trumpi nuk kishte komplot me Rusinë

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Kampanja e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, nuk komplotoi me Rusinë gjatë zgjedhjeve të 2006-ës, thuhet në raportin e Këshilltarit Special, Robert Mueller, i cili iu paraqit të dielën Kongresit.

Përmbledhja e raportit nuk arriti të konkludojë nëse Trump kishte penguar drejtësinë.

Raporti u përmblodh për Kongresin nga Prokurori i Përgjithshëm, William Barr.

Presidenti Trump në një përgjigje në Twitter shkroi “nuk ka bashkëpunim pa pengesa”, shkruan BBC.

Trump, i cili vazhdimisht e përshkroi hetimin si një gjueti shtrigash, tha të dielën se “është turp që vendi duhet të kalonte në këtë” duke e përshkruar hetimin si një “shkatërrim ilegal që dështoi”.

Raporti është kulm i dy vjetëve të hetimit nga Mueller i cili i pa disa nga këshilltarët e presidentit të burgosur e në disa raste të ndjekur penalisht. “Ndërsa raporti nuk arriti në përfundim se presidenti ka kryer një krim por as nuk e përjashtoi atë”, ka shkruar Mueller në raportin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme