Ekonomia Online
FUNDIT

Siria do të mbajë zgjedhjet në maj pas viteve në luftë

Siria do të mbajë zgjedhjet në maj pas viteve në luftë

Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin tjetër, një lëvizje e mundshme për të ruajtur kontrollin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad, ka njoftuar parlamenti sirian. Asad nuk pritet të përballet me kundërshtime serioze pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm dhe një krize ekonomike në rritje. Pas 10 vitesh luftë, qeveria siriane kontrollon shumicën e qendrave të […]

Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin tjetër, një lëvizje e mundshme për të ruajtur kontrollin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad, ka njoftuar parlamenti sirian.

Asad nuk pritet të përballet me kundërshtime serioze pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm dhe një krize ekonomike në rritje.

Pas 10 vitesh luftë, qeveria siriane kontrollon shumicën e qendrave të mëdha të popullsisë në vend.

Rreth 400.000 njerëz janë vrarë dhe mbi gjysma e sirianëve janë larguar nga vendi.

Zgjedhjet për president i cili do të shërbejë një mandat shtatë-vjeçar do të zhvillohen më 26 maj. Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet do të jenë në gjendje të regjistrohen nga e hëna ndërsa sirianët jashtë vendit do të jenë në gjendje të votojnë në ambasada më 20 maj.

Janë zgjedhjet e dyta presidenciale që ndodhin gjatë luftës civile. Votimi i mëparshëm në vitin 2014 – i hedhur poshtë si jodemokratik dhe i paligjshëm nga kundërshtarët brenda Sirisë dhe nga SHBA-të dhe BE-ja, panë Assadin të fitojë 92% të votave.

Votimi i vitit 2014 ishte gjithashtu hera e parë në dekada që dikush tjetër përveç një anëtari të familjes Assad ishte lejuar të kandidonte për president në Siri. Por dy kandidatët e tjerë nuk ishin të njohur gjerësisht dhe morën pak publicitet.

Të ngjashme