Studentë të shumtë nga shtete të ndryshme të botës kanë zgjedhur UBT-në për të studiuar, si institucioni më inovativ i arsimit të lartë.
Duke qenë kështu, dhjetëra studentë të huaj kanë filluar studimet ose janë në prag të përfundimit të studimeve themelore në UBT.
Në mesin e tyre është edhe Burhanudin Shishman, i cili ka lindur në Aleppo të Sirisë, ku edhe ka jetuar deri në moshën 17 vjeçare.
Ai ka ardhur në Kosovë dhe ka zgjedhur të studiojë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT.
Au thekson se ka përfituar shumë njohuri në fushën në të cilën ka studiuar.
“Kam parë që shumë studentë të UBT-së kanë arritur në një shkallë të lartë profesione dhe kanë dalë të kualifikuar pasi që përfunduan studimet, andaj kjo ka ngjallur interesimin tim për t’u regjistruar në UBT, sepse u binda që UBT ka vlera të mëdha”, ka thënë Shishman.
Tutje, ai ka thënë se stafi akademik dhe administrativ i UBT-së, i ka ndihmuar atij jashtëzakonisht shumë, përfshirë në pjesën e literaturës apo edhe shërbimeve të ndryshme, pasi që Burhanudini fillimisht nuk e njihte mirë gjuhën shqipe.
“UBT-ja është institucioni ku kam mësuar mënyrën e të qenit kritik, më ka bërë profesional në profesionin tim, duke më ofruar literaturën e duhur, andaj më është bërë shumë e lehtë të studioj”, ka thënë ai.
Studenti i UBT-së , Burhanudin Shishman, së fundmi ka mbrojtur edhe temën e diplomës të titulluar:
“Konvikt dhe Qendër Studentore”, me mentor prof.dr Lulzim Beqiri.
Në kuadër të kësaj teme ai ka trajtuar e projektuar një qendër studentore moderne, në kuadër të së cilës ofrohen shumë mundësi dhe aktivitete interaktive.
Përveç kësaj Burhanudini tha se ka përfituar shumë gjatë qëndrimit për studime në Kosovë, në radhë të parë se ka mësuar një gjuhë të re, gjuhën shqipe.
I kënaqur nga rezultatet që ka arritur në studimet e deritashme dhe nga mundësitë që i ka ofruar UBT, ai do të vazhdojë në këtë institucion edhe studimet e nivelit master.