Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT), lansoi të premten, hulumtimin “Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë gjatë kohës së Covidit”, raporton Ekonomia Online.
Leonita Berisha, hulumtuese në SIT, tha se në fokusin e hulumtimit kanë qenë të rinjtë e moshës 14-30 vjeç sa i përket edukimit seksual në kohën e pandemisë. Sipas saj, Covid-19, ka ndikuar në sektorin e edukimit seksual.
“Covid-19 ka ndikuar edhe në sektorin e edukimit seksual. Objektivat e hulumtimit janë targetimi i të rinjve për shëndetin. Për të identifikuar sfidat në qasjen e shëndetit seksual. Nga të gjitha këto të gjetura të ofrojmë rekomandime për programe të ndërgjegjësimit. Ne targetuam të rinjtë nga mosha 14 vjeçare deri 30 vjeç. 301 të rijnë u targetuan për këtë program. Një resurs tjetër që i’u kanë drejtuar kanë qenë burimet kredibile në internet në kohën e pandemisë”, tha ajo.
Kurse, Kadri Gashi, drejtor ekzekutiv në SIT, ka deklaruar se ky hulumtim në fokus ka edukimin e nënave dhe fëmijëve. “Sa i përket edukimit seksual jemi munduar të fokusohemi në çdo aspekt. Ky hulumtim do të prezantohet vetëm në nivel të Kosovës. Të krijojmë në të mirë të shëndetit me fokus të fëmijëve dhe nënave sepse kemi nevojë të edukojmë pjesën e fëmijëve dhe nënave”.