Situata e sigurisë vlerësohet e qetë në Rahovec

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 15:24 | Nga

Gjatë muajit nëntor situata e sigurisë në komunën e Rahovecit ka qenë e qetë dhe stabile, me disa eksese të vogla të cilat nuk kanë ndonjë pasojë për sigurinë e komunës.

Kështu ka thënë Osman Ismaili, komandant i stacionit të Policisë në Komunën e Rahoveci, duke raportuar në mbledhjen e KKSB-së për sigurinë e Rahovecit.

Përfaqësuesi i UNDP-së, Vehbi Selmani, prezantoi projektin që është duke u implementuar në komunën e Rahovecit nga UNDP-ja , ku theksoi se përmes këtij projekti do të bëhet restaurimi xhamisë së Sokolve në Rahovec, kisha Ortodokse në Rahovec , po ashtu do të mundohemi që përmes këtij projekti të ndërtojmë murin mbrojtës tek varrezat ortodokse ne Rahovec , si dhe instalimin e ndriçimit të Sahat Kullës dhe Muzeut të qytetit.

Drazo Bozoviq, udhëheqës i njësitit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore pranë policisë së Kosovës, prezantoi projektet që janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me UNDP-in.

Po ashtu potencoi që policia e Kosovës është duke i mbrojtur fizikisht objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare 24 orë në ditë gjatë gjithë javës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme