Situata epidemiologjike në Zvicër është përmirësuar

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Virginie Masserey, Shefe e Seksionit të Kontrollit të Infeksioneve në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), ka hapur sot konferencën e rregullt për media në Bernë, raporton srf.ch.

“Për fat të mirë, situata epidemiologjike në Zvicër është më e mirë. Kjo situatë është stabilizuar gjatë dy muajve të fundit”, ka thënë Masserey, duke ju drejtuar gazetarëve të pranishëm, transmeton albinfo.ch.

Besojmë se popullata po vazhdon të respektojë masat e mbrojtjes. Hapat e rinj të hapjes deri më tani nuk kanë çuar në ndonjë rritje të numrit të rasteve.

“Arsyeja për këtë është e vështirë të thuhet”, ka shtuar Masserey duke ju përgjigjur gazetarëve lidhur me stabilizimin e konstatuar të gjendjes.

Ka ndoshta disa faktorë për këtë. “Ndoshta vaksinat janë duke treguar efektin fillestar. Ndoshta ky stabilizim po ndodh për shkak të motit të mirë dhe faktit që ne kalojmë më shumë kohë jashtë”.

Apo ndoshta njerëzit po bëjnë më shumë vetë-teste ose teste të shpejta. Ose përhapja e virusit po kontrollohet më mirë.

Sidoqoftë “është një zhvillim pozitiv. Por nuk ka asnjë garanci se do të vazhdojë kështu”, thotë Masserey. Edhe më tutje është e rëndësishme t’u përmbahemi masave.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme