Situata me pandeminë: Kurti thërret në takim kryetarët e gjitha komunave

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar në takim, kryetarët e komunave të Kosovës.

Bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Takimi mes tyre pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme