Situata në pikat kufitare në të gjithë vendin mëngjesin e së martës paraqitet e qetë dhe pa radhë pritjeje.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme në shumicën prej pikë kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndryshim bën vetëm pikë kalimi në Merdare, ku pritjet janë deri në 15 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndërsa edhe në Jarinje pritet shkojnë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.