Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, tha se janë diagnostikuar 78 mijë raste me Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Ai në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, shtoi se kanë arritur që të parandalojnë shpërndarjen e epidemisë në shkolla.
“…janë diagnostikuar 78 mijë raste me Covid-19, 63 mijë janë shëruar. Ne kemi arritur që të parandalojmë epideminë në shkolla”.
“Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë sistemin shëndetësor. Posa të arrijë vaksina të bëhet dhënia e tyre në teren”.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, tha se gjendja aktualisht është e menaxhueshme, duke shtuar se është rritur bashkëpunimi me qendrat rajonale.
“Gjendja aktuale spitalore është e menaxhueshme. Në klinikën Infektive të gjithë shtretër janë pajisur me oksigjen”.
“Që nga dita e hënë ka organizuar shtretër rezervë. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur bashkëpunimin me qendra rajonale “.
Përderisa drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se mbi 120 policë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në spitale.
“Policia e Kosovës ka arritur t’iu përshtatet kushteve të punës. 506 raste janë mbyllur lokale të ndryshme. Vetëm sot i kemi 126 pjesëtarë janë të hospitaluzar”.