Ekonomia Online
FUNDIT

Situatë e qetë në veri, asnjë veturë nuk kalon në Jarinjë

Situatë e qetë në veri, asnjë veturë nuk kalon në Jarinjë

Në pikën kufitare të Jarinjës gjatë së martës nuk ka kaluar asnjë veturë nga Serbia, raporton Ekonomia Online. Derisa që nga dita e djeshme, kjo pikë vazhdon të jetë e bllokuar nga protestuesit serbë, pasi që po e kundërshtojnë vendimin e MPB-së për tabela të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia. Të hënën forca […]

Në pikën kufitare të Jarinjës gjatë së martës nuk ka kaluar asnjë veturë nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Derisa që nga dita e djeshme, kjo pikë vazhdon të jetë e bllokuar nga protestuesit serbë, pasi që po e kundërshtojnë vendimin e MPB-së për tabela të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia.

Të hënën forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë.

Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Të ngjashme