Situatë e tensionuar para ndeshjes me Spanjën, kush deshi ta heqë flamurin e Kosovës?

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Pas pak minutave, do të nisë sfida mes Spanjës dhe Kosovës në La Cartuja të Sevillës.

Në një lidhje direkte me T7, gazetari Berat Buzhala, që është i pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla para takimit.

Ai ka zbuluar se atyre i janë afruar disa persona dhe kanë tentuar t’ia marrin flamurin e Kosovës.

Buzhala shpjegon se kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhëratë nga lart.

Mirëpo, ai zbuloi se me insistimin e tyre, flamuri ka qëndruar në duar të tyre dhe më pas është përfshirë edhe UEFA, duke konfirmuar kështu mbetjen e flamurit.

Të ngjashme