S`ka ankesa – Albin Kurti zyrtarizohet si kryetar i Vetëvendosjes

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 11:35 | Nga

Pas numërimit të votave në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka bërë shpalljen e rezultateve paraprake të votimit për kryetar të kësaj partie.

Bëhet e ditur se pas shpalljes së rezultateve paraprake, në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, KZP-ja ka lënë 24 orë afat në dispozicion për paraqitjen e letërankesave nga anëtarët e LVV-së, ku sipas rregullores, secili anëtar ka pasur të drejtën e votës, si dhe për cilëndo pjesë të procesit zgjedhor.

“Gjatë afatit në dispozicion për pranimin e ankesave, pranë KZP-së nuk është paraqitur asnjë letërankesë për procesin zgjedhor. KZP-ja ka konstatuar se procesi ka qenë i rregullt, dhe bazuar mbi rezultatet e bëra publike, shpall zyrtarisht deputetin Albin Kurti kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke i uruar punë të mbarë në mandatin e ri”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme