S’ka barna në spitale, pacientët i blejnë vetë

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 09:29 | Nga

Pacientët në Kosovë po vazhdojnë t’i blejnë barnat nga lista esenciale, si dhe materialin shpenzues edhe pse vazhdimisht zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë po deklarojnë se furnizimi me barna është përmirësuar.

M.R., nga Prishtina, ka thënë për “Zërin” se për operimin e bashkëshortit të saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ditë më parë i është dashur të blejë produkte medicinale si kapela për mjekët dhe shiringat, pasi këto nuk i janë ofruar nga stafi mjekësor.

Sipas saj, derisa disa barna që kushtojnë më shtrenjtë i kanë marrë në klinikë, produktet medicinale me çmime më të lira nuk i kanë gjetur aty.

“Para se të operohej bashkëshorti im m’i kanë shkruar disa gjëra të cilat është dashur t’i blej në barnatoret private. I kam blerë këtu afër në oborr të QKUK-së dhe nuk më kanë kushtuar shtrenjtë. Edhe më herët kur kemi pasur familjarë të tjerë të shtrirë këtu kemi blerë barna”, ka thënë ajo.

Barnatoreve private, sidomos atyre në oborrin e QKUK-së, i janë drejtuar edhe shumë pacientë të tjerë, të cilët në mënyrë anonime kanë treguar për gazetën Zëri se kjo gjendje është duke i shqetësuar ata.

Ndërsa furnizim të mjaftueshëm me barna këtë vit nuk kanë pasur as spitalet e përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme