Për shkak të mungesës se kuorumit dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Në rend dite ishte shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Shërbimet Postare, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu për në orën 10 është seancë e jashtëzakonshme, ku në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por që punimet nuk kanë filluar ende ngase në sallën e sencave plenare janë pak deputetët.