Në mungesë të kuorumit ka dështuar të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Ekonomia Online.
Në sallë ishin 79 deputetë, por vetëm 58 morën pjesë në votim.
Opozita që nga fillimi i seancës u deklarua kundër këtij projektligji, duke thënë se bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.