S’ka kuorum, nuk kalon Raporti i KPM-së për vitin 2020

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 15:11 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, nuk kaloi në Kuvend pasi nuk pati kuorum, raporton Ekonomia Online.

Në votim morën pjesë 50 deputetë. Zëvendëskryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Mërgim Lushtaku, kërkoi mosmiratimin e Raporti Vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020.

“Komisionit për Administratën Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2021 nuk ka miratuar raportin me kërkesë që raporti të plotësohet nga KPM-ja me vërejtjet e anëtarëve të komisionit”.

“Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 12.05.2021 rishqyrtoi Raportin Vjetor të Komisionit të Pavarur për Media me plotësimet shtesë dhe vlerësoi se i njëjti nuk i përmbushë obligimet  ligjore për raportim dhe Kuvendit i rekomandon mosmiratimin e tij”.

Armend Muja nga Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, gjithashtu tha se edhe nga ky komision rekomandojnë që të mos miratohet raporti.

Të ngjashme