S’ka kuorum për rezolutën për dialog, seanca shtyhet për të enjten

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 07:25 | Nga Ekonomia Online

Seanca e gjatë plenare e Kuvendit të Kosovës që u mbajt dje, është shtyrë për të enjten.

Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së i tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa për votimin e rezolutës nuk pati kuorum.

Kjo rezolutë sipas propozuesit Memli Krasniqi të PDK-së do të votohet në seancën e radhës.

Kuvendi i Kosovës ka ndërpret punimet në orët e vona të mesnatës, pasi nuk kishte kuorum për votimin e rezolutës për dialog të propozuar nga PDK-ja.

Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së i tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa për votimin e rezolutës nuk pati kuorum

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kërkojnë që rezoluta të votohet në seancën e radhës.

“Në kemi prezantuar një rezolutë për raportimin e kryeministrit, kërkoj që rezolutën ta vendosim për votim në seancën e radhës. Unë e kam shpërnda të të gjitha Grupet Parlamentare që kanë qenë prezentë. Jemi të gatshëm me e diskutu, me e plotësu dhe në seancën e  radhës me vendos për votim”, ka thënë Krasniqi.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka propozuar që seanca të mbahet të enjten në ora 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme