S’ka më grevë në arsim, kreu i SBAShK-ut thotë se nuk kanë kujt t’i drejtohen

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 11:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur për Ekonomia Online se grevë në arsim nuk do të ketë.

Ai më tej ka shtuar se pas grevës së të premtes do të koordinohen me këshillin e këtij institucion dhe do të dalin me një vendim përfundimtar.

“I kam lutur kolegët e mi anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e niveleve komunale dhe të universitetit që gjatë këtyre ditëve të tyre të punës të komunikojnë me anëtarësinë tonë ajo që them është që mësimi do të vazhdojë dhe puna në universitete do të vazhdojë normalisht”.

“Kolegët e mi do të bisedojnë me punëtorët e arsimit dhe pastaj do të më informojnë që e kanë kryer atë punë dhe pastaj do ta thërrasim një këshill drejtues për të debatuar të parë se çka po mendojnë punëtorët e arsimit dhe cilin do vendim që e sjellë Këshilli Drejtues dhe kryetari do të jetë obligative për mua dhe stafin këtu”.

Por siç thotë ai kërkesat e tyre nuk kanë edhe ku t’i drejtojnë, pas vendimit të Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Pagat.

Ngase Jasharaj thotë që Qeveria në detyrë më nuk është funksionale dhe ajo në ardhje nuk ka kompetenca të merret me kërkesat e tyre.

“Për momentin nuk mund të flas çfarë do të ndodhë, ajo që do t’i lutja punëtorët e arsimit dhe gjithë të punësuarit e tjerë është që ta kenë parasysh momentin, SBAShK-u asnjëherë nuk është gjendur në një pozitë  më në pikëpyetje ngase në një anë Kushtetuesja është kupola e drejtësisë dhe ndaj saj nuk mund të veprohet nga ana tjetër edhe pak gjithë këtyre ditëve nuk kemi qeveri të dal nga 6 tetori dhe shpesh vije pyetja se me veprime sindikale kujt do ti bëjnë grevë, kur kemi një Qeveri e cila po thotë se është në shkuarje dhe nuk po bënë asgjë dhe kemi një  përpjekje politike  për të bërë qeverinë  por lajmet po na vinë jo të mira”.

“Nëse kolegët e mi vendosin për grevë unë do ti lusja të mendojnë mirë unë nuk jam kundër grevave por pyetja bie kujt ti biem grevë  dhe a do të kishte efekt sepse  të dy palët do të thoshin ne nuk merremi se jemi duke shkuar  e këta të tjerët do të na thoshin ende nuk kemi ardhur se mbase do të bënim diçka”.

Të premten institucionet arsimore kanë mbajtur grevë dy orëshe duke kundërshtuar kështu pezullimin e Ligjit për Paga.

Të ngjashme