“S`ka BE pa anëtarësim të Kosovës në NATO”

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 11:49 | Nga

Një shtet nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian pa u anëtarësuar në NATO dhe kjo vlen edhe për Kosovën.

Kështu ka thënë Brooke Smith-Windsor, zyrtar i lartë i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-së .

Kanadezi gjatë një ligjërate në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka sqaruar se Aleanca Veri-Atlantike kurrë nuk i ka kërkuar ndonjë shteti që të bëhet anëtar i saj, andaj ai i ka ftuar shtetet aspirante që të presin për anëtarësim.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO nuk i zgjidh plot probleme si për shembull, punën e kufijve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme