S’ka pritje të gjata në kufi, situatë dukshëm më e mirë edhe në Merdare

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 17:02 | Nga

Kështu, sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdare, ku për të dalë nga territori i vendit, qytetarëve po u duhet të presin deri në 25 minuta.

Krahasuar me pritjet e ditëve të kaluara që shkonin deri në pesë orë, situata në këtë pikë kufitare është dukshëm më e mirë.

E kolona deri në 100 metra janë shkaktuar në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Aty pritjet arrijnë deri në 15 minuta për të dalë nga territori i vendit.

Ndërkaq për ata që ja kanë mësyrë territorit të vendit përmes Hanit të Elezit, pritjet arrijnë deri në 5 minuta.

Kujtojmë se ditëve të fundit është krijuar një situatë mjaftë e rënduar nëpër pikat kufitare në hyrje dhe dalje të vendit.

Fajtor për këtë po thuhet se është fluksi i madh i njerëzve që ka zënë të papërgatitur autoritetet kosovare.

Megjithatë, një pjesë të fajit, zyrtarë nga MPB-ja e Kosovës thonë se e ka edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të panevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme