Ekonomia Online
FUNDIT

S’ka propozime konkrete për Marrëveshjen finale me Serbinë

S’ka propozime konkrete për Marrëveshjen finale me Serbinë

Qeveria dhe presidenti nuk flasin me një gojë për kompromiset në dialog me Serbinë, edhe pse janë pjesë e një Ekipi. Dallime ka edhe brenda partnerëve të koalicionit. Kabineti i kryeministrit Haradinaj nuk ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar një ditë më herët se nëse vijat e kuqe nuk vlejnë […]

Qeveria dhe presidenti nuk flasin me një gojë për kompromiset në dialog me Serbinë, edhe pse janë pjesë e një Ekipi.

Dallime ka edhe brenda partnerëve të koalicionit. Kabineti i kryeministrit Haradinaj nuk ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar një ditë më herët se nëse vijat e kuqe nuk vlejnë në raport me Serbinë, ato nuk duhet të vlejnë as me Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Zëvendëskryeministri nga radhët e PDK-së, Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin e tij rreth vijave të kuqe. Sa u përket dallimeve ka thënë se këto tema janë përtej një qeverie dhe partie, dhe një mandati.

Të ngjashme