Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk do të ketë takim gjatë së hënës me VV-në, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, është e tepërt që VV-së t’i takojë kryeministri dhe presidenti.
“Nuk do të ketë takim sot sepse jemi të zënë me aktivitetet e partisë. Por kurdo që Lëvizja Vetëvendosje thërret në takim ne jemi të gatshëm të takohemi”.
“Nuk po bisedohet për të lëshuar pe, por pozita e presidentit i takon LDK-së. Në këtë raport forcash që një parti të ketë edhe kryeministrin edhe presidentin”.
Ai thotë se janë duke u munduar që të gjendet një zgjidhje, por që sipas ti, ende nuk e kanë emrin e presidentit, raporton EO.
“Jemi duke biseduar që ta gjejmë një zgjidhje. LDK-ja duhet ta ketë të drejtën për kandidatin për president. Emrin nuk kemi sot, kur të vijë koha do ta bëjmë publik emrin”.
Për të enjten është caktuar seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, përderisa VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje se si do të duket kabineti qeveritar.