Kuvendi i Kosovës nuk e ka hedhur në votim fare për ratifikim Marrëveshjen financiare IPA 2017 mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, në mungesë të votave.
Me propozim të Grupit Parlamentar të PDK-së, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pauzë, sërish.
Gjatë kësaj kohe, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe do të vendoset nëse do të përfundojë sesioni pranveror këtu, pas bllokadës së krijuar dhe pamundësisë që të kalojnë çështjet, të cilat, siç thuhet, janë në interes të Kosovës, raporton Ekonomia Online.