S’kalon Projektligji për mësimdhënësit e viteve 90-ta, MF ankohet për implikime buxhetore

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 11:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka shqyrtuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, por për shkak të mungesës së kuorumit, ky projektligj nuk u votua.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, paraqiti disa nga kërkesat dhe opinionet që i janë drejtuar nga institucione të ndryshme lidhur me këtë projektligj, raporton Ekonomia Online.

“Kemi rekomandimet nga SBAShK-u, nga GAP-i, nga Ministria e Financave, Punës dhe Mirëqenies Sociale, nga Banka Botërore. Ato çka janë karakteristike është që SBAShK-u, përveç tjerash, thotë se ata që e shfrytëzojnë këtë beneficion të kenë 10 vite përvojë pune në këtë institucion. Nga Banka Botërore thuhet se ata nuk e konsiderojnë si mekanizëm të drejtë kompensimin retroaktiv përmes pensionit dhe konsiderojnë që ky projektligj mund ta dëmtojë sistemin fiskal. Apostolova ka thënë se ky ligj si i tillë nuk duhet të kalojë”.

Alush Istogu, drejtor i Departamentit për Arsim parauniversitar, tha se projektligji është duke u vonuar, raporton EO.

“Në komisionet e grupeve punuese ka qenë gjithëpërfshirës. Është mirë që ka debat, por jemi duke u vonuar për këtë projektligj. Çështja e kostos buxhetore është obligative. Duhet me qenë një planifikim buxhetor nga institucionet përkatëse. Ne i kemi harmonizuar këto çështje, sepse kërkesat tona janë të harmonizuara me Ministrinë e Financave”.

Mevlyde Shamolli, përfaqësuese e Ministrisë së Financave, tha se ky projektligj përbën implikime buxhetore.

“Është bërë debat mjaft shumë për këtë vlerësim financiar. Numrat që i kemi qitë rreth përfituesve jemi të gatshëm me i dëshmu. Sa i përket arsimit parauniversitar është përgjegjësi e shkollave. Kemi thënë se ky ligj ka kosto të lartë buxhetore. Ne kemi thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale nuk i ka të planifikuara këto mjete. Parashikimet tona janë brenda kornizës ligjore, por implikimet na qesin jashtë kornizave ligjore. Ky projektligj ka implikime. Unë s’ju jap të drejtë 10 mijë përfituesve m’u kategorizu, sepse nuk e di kush i ka 15 vjet përvojë. Ajo që është dëshmuar është se ky pension 240 euro ka me na qitë në minus”.

 

Të ngjashme