Skandal i ri bastesh në Itali: Allegri kapet duke luajtur bixhoz, gazetari publikon videon

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Nicolò Fagioli është aktori kryesor i skandalit të basteve që po trondit Italinë, në të cilin janë përfshirë edhe Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo, por tashmë është shfaqur një aferë e re në të cilën është përfshirë edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Gjegjësisht, gazetari italian Fabrizio Corona, ka bërë të ditur se Allegri është kapur në një kazino në Monte Carlo.

Aty ka luajtur bixhoz, gjë që nuk është as e diskutueshme dhe as e ndaluar, por dyshohet se ka vënë bast edhe për ndeshjet e Serisë B italiane, e cila është rreptësisht e ndaluar për sportistët në Itali.

Corona siguroi pamjet nga Monte Carlo dhe informatori i tij tregoi se Allegri luante vazhdimisht kumar.

Një herë ka fituar 40 mijë euro”, i tha Coronas informatori i tij.

Të ngjashme