Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkani është ndërprerë kur kishin mbetur edhe pak momente deri në fund.
Enea Koliçi, portieri i Gjilanit barazoi shifrat në fund të takimit, ndërsa tifozët iu bashkuan festës.
Në fushë hynë edhe tifozët mysafirët, por intervenuan pjesëtarët e sigurimit dhe i larguan.
Stivi Frashëri mbeti i lënduar duket se nga kjo situatë.
Ai u dërgua me ndihmën e shpejt në spital.