Skandal përgjimesh në Greqi, dorëhiqet kreu i shërbimeve sekrete

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Greqia është përfshirë në ditët e fundit nga një skandal përgjimesh, si pasojë e të cilit dhanë dorëheqjen Kreu i shërbimit informativ të Greqisë dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit.

Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Panagiotis Kontoleon dhe Grigoris Dimitriadis dorëzuan dorëheqjen pas fakteve që dolën në dritë për përdorimin e sistemit të përgjimit ndaj kreut të një partie opozitare dhe një gazetari.

Zyra e kryeministrisë konfirmoi dorëheqjet e dy zyrtarëve të lartë pa dhënë detaje se përse këta persona ishin vendosur nën përgjim.

mes akuzave për përdorimin e paligjshëm të sistemit të përgjimit kundër një gazetari dhe ndaj kreut të një partie opozitare.

Një javë më parë, kreu i Partisë Socialiste të Greqisë, Nikos Androulakis, paraqiti një ankesë në gjykatën e lartë të vendit duke thënë se kishte pasur një përpjekje për të hakeruar celularin e tij me sistemin e përgjimeve “Predator”.

Androulakis, i cili është gjithashtu dhe anëtar i Parlamentit Evropian, tha se u informua mbi këtë përpjekje nga shërbimi i sigurisë kibernetike të Parlamentit Evropian.

Të ngjashme