Skandaloze, komentatori kroat etiketoi shqiptarët si “shitës akulloresh”

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 23:15 | Nga

Skandal në Kroaci gjatë ndeshjes mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut. Një nga komentatorët sportivë në televizionin kombëtar kroat HRT, Stjepan Balog, ka lëshuar fraza aspak të këndshme në adresë të shqiptarëve, duke u bërë objekt kritikash edhe në mediat e vendit të tij.

Gjatë takimit të mbrëmshëm, duke dashur të theksojë idenë se të gjithë luajnë futboll dhe nuk është çudi që Skënderbeu të paraqitej si i barabartë përballë Dinamos, Balog ka lëshuar një frazë të pakëndshme.

“Ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët për shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash”, ishte fraza e tij në transmetim direkt. Ndaj këtij komenti ka pasur shumë reagime, ndërsa faqja e internetit “tportal.hr” i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtyre fjalëve, duke e cilësuar shovinizëm të mirëfilltë.

“Ky është thjesht shovinizëm dhe përsëritje e stereotipit rreth një kombi. Për më tepër, ai i përfshin të gjithë në komentin e tij me fjalën ‘njihnim’. Kush janë këta që i njohin shqiptarët si të tillë? Ai do të përfshijë edhe shikuesit, ku jo vetëm nuk ka shumë persona që thonë gjëra të tilla, por ka edhe shumë shqiptarë.

Do të ishte interesante të mësonim se si Balog dhe kolegët e tij do të reagonin nëse një komentator sportiv i BBC do të deklaronte ‘ka kaluar koha kur kroatët i cilësonim vetëm si kamerierë që na sillnin pijet freskuese në bregdetin e Adriatikut dhe pastruesen që fshinte plehrat në dhomat tona’. Do të fyheshin dhe me të drejtë!”, shkruhej në këtë portal rreth komenteve të Balog.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme