Skandaloze, serbët largojnë të gjitha reklamat e Rita Orës nga Beogradi

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Pas artikujve të djeshëm në mediet serbe, billbordët ku shfaqet Rita Ora u larguan nga qyteti i Beogradit.

“FITON INFORMER! Largohen billbordët e Rita Orës! Reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UQK-së”, është titulli i gazetës serbe “Informer”.

Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd, shkruan Informer, transnmeton lajmi.net.

Sipas kësaj gazete, këngëtarët vendas u tronditën pasi një firmë serbe promovonte të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, kë ngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”, është larguar nga billbordet në qendër të qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më në këto materiale promovuese.

“Kujtojmë që kjo këngëtare, e cila këndoi në festimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk e  humbet mundësinë për të treguar “shqiponjën dykrenare shqiptare” në çdo paraqitje, është shfaqur në tabela në më shumë se 27 vende ekskluzive në të gjithë Beogradin, nga të cilat gazeta jonë shkruajti dje se billbordet mund të shiheshin në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sllavia, Sheshi i Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe vendet e tjera të trafikut”, shkruan ndër të tjera ky medium serb.

Të gjitha 27 billbordet nga qendra e Beogradit që paraqisnin orët dhe bizhuteritë e BPM me imazh kryesor Rita Orën, nuk mund të shihen më.

Pas një takimi, drejtuesit e kompanisë dhe departamenti i marketingut morën vendim për heqjen e reklamës si dhe të gjitha fotografive të Rita Orës.

Nga departamenti i marketingut nuk kanë dëshiruar të prononcohen rreth kësaj çështjeje,

Sipas këtij mediumi, këngëtarët serbë janë të tronditur që një firmë serbe promovon të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt  dhe thonë se kjo këngëtare nuk ka vend në Beograd.

Ata thonë se këngët e serbëve nuk mund të dëgjohen në radiot në Prishtinë, e lëre më të jenë në billborde.

Alexander Aca Stanimirovic nga Amadeus Band tha se Rita është një person që ka qëndrim politik kundër Serbisë.

“As grupi im dhe as kolegët e mi nuk mund të reklamohen atje dhe jam i sigurt se nuk do të na jepnin këtë mundësi. Edhe nëse do të ishim në reklamat në Prishtinë, ata ose do t’i shkatërronin ose do të kërkonin t’i largonin menjëherë”, shtoi ai. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme