Skena e Vulin me refugjatët, Kandiq e krahason me pushkatimet e Shkorpionëve

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Një turmë emigrantësh para pak ditësh janë kapur nga ushtria serbe, derisa një fotografitë ku ata shihen grumbull dhe me duart mbi kokë janë bërë virale. Kjo meqë shumë njerëzve që njohin historinë e luftërave në Bosnje e Kosovë iu ka ngjarë me pamjet e asaj kohe kur kriminelët serbë grumbullonin civilët e paarmatosur boshnjakë e shqiptarë dhe i ekzekutonin.

Fotografia me emigrantë që i vëzhgon Aleksander Vulin, i është dukur e njëjtë me ngjarjet e luftërave në Bosnje e Kosovë edhe aktivistes serbe, Natasha Kandiq.

Ajo thotë se një pamje e tillë ku emigrantët shihen në gjunjë dhe me kokën e përkulur ngjason me horrorin që paramilitarët e “Scorpions” kishin bërë.

“Në gjunjë, kokën e përkulur, siç Horrori që e bënë “Scorpions””, ka shkruar Kandiq.

“Scorpions” ishte një njësi paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave në Jugosllavi. Njësia ishte e përfshirë në krime lufte gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë,

Të ngjashme