Skenderaj: Arrestohet një person për organizim të lojërave të paligjshme të fatit

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Policia bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë  në bazë të provave të siguruara në lokalin e të dyshuarit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë aparate të lojërave, dy televizorë dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme