Skenderaj proteston kundër dënimit të luftëtarëve të UÇK-së

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 08:11 | Nga

Sot në Skenderaj do të zhvillohet një protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I”.

Në këtë vendim janë dënuar kryetari i komunës Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe pesë ish-komandantë të UÇK-së që vijnë nga ky regjion.

Protesta është thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Këshilli i punëtorëve të administratës komunale në Skenderaj.

“Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme”, thuhet në njoftimin e Shoqatave të luftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme