Skenderaj subvencionon fermerët në mbjelljen e 42 hektarëve me pemë

Skenderaj | 06 Shk 2017 | 14:58 | Nga

Komuna e Skenderajt gjatë vitit 2017 do të subvencionojë fermerët në mbjelljen e fidanëve të pemëve. Andaj në mbledhjen e Bordit i drejtorëve të Skenderajt, nënkryetari Fadil Nura ka kërkuar që shumë shpejt të nisin procedurat për ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Në bazë prioriteteve të caktuara më herët, komuna sivjet do të subvencionojë në kultivimin e pemëve, kryesisht në mollë dhe kumbulla.

Sipas parashikimeve në Skenderaj këtë vit do të mbillen 42 hektarë me fidanë të pemëve, mollë dhe kumbull. Kjo do të realizohet me subvencionim nga komuna dhe pjesëmarrje të bujqve të Skenderajt.

Në kë takim janë diskutuar një varg çështjesh të rëndësishme dhe projektesh që do të realizohen gjatë vitit 2017: për procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave; përgatitjet për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës; nivelin e të hyrave vetanake në fillim të vitit; përgatitjet për subvencionimin e fermerëve në mbjelljen e fidanëve të pemëve; procesin e vendosjes së numrave të adresave dhe çështje të tjera të rëndësishme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme