“Skënderbeu” shfaqet në teatrot e Evropës (Foto/Video)

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:13 | Nga

Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” është duke vazhduar turneun artistik nëpër Evropë.
Perdja u hap në Teatrin e Zagrebit në praninë e artdashësve të shkëlqyer si dhe gazetarëve e kritikëve teatrorë. Mes tyre bie në sy shkrimi i kritikes Slavica Sharoviç që lavdëroi performancën e ekipit realizues.

“Xhevat Limani e ringjalli Skënderbeun në skenë me një aktrim brilant dhe mjeshtri artistike i paparë edhe në skenat kroate. Publiku kroat ka humbur shumë që nuk e shijoi këtë perlë teatrore të sojit të rrallë. Në këtë realizim fantazmagorik i ndihmoi edhe sopranoja Era Hoxha me tingullin e saj kristalor që performancën e shpinte drejt kulmeve dhe perfeksionit artistik. Organizimi i shkëlqyer i atdhetarit, intelektualit dhe kryetarit të pakicave shqiptare në qytetin e Zagrebit z.Shuip Ziberi ishte i nivelit properëndimor”, shkroi Sharoviç.

Në qytetin e klasikëve të artit, nikoqire ishte Drita Cacaj, një personalitet tejet i veçantë, Safet Murati regjisor dhe Shpresa Kameraj. Shfaqja u duartrokit gjatë nga publiku artdashës të cilën aktori Xhevat Limani ia dedikoi Naser Hanit, i cili kontribuoi në luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Ndërsa, sonte më 14 prill shfaqja do të flakërojë në Luzern nën organizimin e atdhetarit, Agim Sylejmani.

Të shtunën, shfaqja do të jetë në qytetin e Gjenevës nën drejtimin e veprimtares Albana Krasniqi si dhe piktorit e poetit, Gani Bytyqi.

Perdja do të përmbyllet në Paris ku pritet të marrë pjesë një përbërje e plotë e artit shqiptar në kryeqytetin e kulturës evropiane.

https://www.facebook.com/telegrafi.video/videos/1974150422841272/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme