Komisioni i Etikës është mbledhur sot dhe ka marrë vendimin në lidhje me klubin Skënderbeu.
Korçarëve iu është hequr titulli kampion i sezonit 2015-2016 dhe u janë zbritur 12 pikë nga sezoni i fundit, që gjithsesi e mbajnë vendin e tretë me 60 pikë.
Veç kësaj, për korçarët ka edhe një gjobë prej 20 milionë lekësh, ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Skënderbeu do e apelojë vendimin.
Tashmë pritet të zyrtarizohet edhe titulli kampion për Partizanin, e renditur e dyta pas korçarëve në sezonin 2015-2016.