Mbrojtësi Martin Skrtel raportohet se i ka dhënë fund kontratës me Atalantan, vetëm tri javë pasi nënshkroi për italianët.
Ai ishte lojtar i lirë që kur u largua nga Fenerbahçe dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare me Atalantan më 9 gusht.
Skrtel akoma s’ka debutuar në Serie A, por në një lëvizje të papritur, “Tuttomercatoweb” raporton se Skrtel është pajtuar me klubin t’i japin fund kontratës.
Atalanta është edhe pjesë e Ligës së Kampionëve. Shorti e ka vënë përballë Manchester Cityt, Shakhtar Donetskut e Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve.
34-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për Zenitin, Liverpoolin e Fenerin.