Sllovenia ofron mbështetje për tranzicionin e FSK-së në Ushtri

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Slloveni në kuadër të kampanjës informuese për tranzicionin e FSK-së.

Delegacioni u prit nga drejtori për Politika në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë, njofton Klan Kosova.

Pjesë e delegacionit ishin zëvëndësministri, Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe këshilltari ushtarak i komandantit , Jeton Dreshaj.

Ramadani ka treguar për rëndësinë e tranzicionit të FSK-së dhe ndikimi i saj në rajon.

“Tranzicioni i FSK-së do të kontribuojë në sigurinë rajonale, duke e bërë Kosovën ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj. Tranzicioni i FSK-së është proces legjitim, gradual, transparent dhe i qëndrueshëm“.

Ndërkaq, Mismas ka falënderuar delegacionin për vizitën dhe se Sllovenia mbështet Kosovën në këtë drejtim.

“Angazhimi i përbashkët Kosovë-Slloveni në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, si dhe rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO, janë çështje në të cilat Sllovenia mbështet Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme