Pas barazimit 1:1 me Danimarkën, Sllovenia e kërkon fitoren e parë në Euro 2024. Sllovenët janë në Grupin C, ndërsa u vlerësuan për paraqitjen në Stuttgart ndaj danezëve.
Të enjten prej orës 15:00, Sllovenia luan ndaj Serbisë. Ndeshja zhvillohet në Munih. Serbia e ka humbur ndeshjen e parë ndaj Anglisë, 1:0.
“E dimë që 11 lojtarë nuk do të jenë të mjaftueshëm nesër për shkak të tempos së lartë, agresivitetit. Po punojmë se si të mbajmë tempon e lartë për 90 minuta, ndaj një kundërshtareje si Serbia. Besoj që ky ekip do të rritet vazhdimisht në këto rrethana. Duam rezultat pozitiv dhe të dëshmojmë që meritojmë të jemi këtu, që jemi kualifikuar për në Gjermani me meritë”, ka thënë selektori slloven, Matjazh Kek.
Ndeshjen e fundit në grup, Sllovenia e ka më 25 qershor ndaj Anglisë. Kështu që ndeshja me Serbinë do të jetë rast i madh.