Sllovenia thotë se centrali bërthamor nuk është prekur nga tërmeti në Kroaci

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Termocentrali i vetëm bërthamor i Sllovenisë, Krsko, nuk është prekur nga tërmeti që e goditi këtë mëngjes Kroacinë.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarët sllovenë, të cilët kanë thënë se autoritetet kanë filluar t’i inspektojnë sistemet dhe pajisjet e centralit si masë parandaluese e ndonjë katastrofe të mundshme.

“Termocentrali i energjisë bërthamore vazhdon të operojë me kapacitet të plotë”, tha Igor Sirc, drejtor i Administratës Sllovene për Siguri Bërthamore.

Ky termocentral është në pronësi të përbashkët mes Sllovenisë dhe Kroacisë, shkruan “Reuters”.

Kryeqyteti kroat, Zagrebi, u godit nga një tërmet prej 5.3 shkallëve në mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesa dhe vetura. Nuk është raportuar për viktima.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme