Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në organizimin e prezantimit të rezultateve të punës për vitin 2017 dhe parcelave demonstruese organizuar nga Qendra Grumbulluese e Frutave dhe Perimeve “AgroCelina” me seli në fshatin Xërxe.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i ka uruar dhe përshëndetur të gjithë të pranishmit me theks të veçantë menaxhmentin e Qendrën Grumbulluese për rezultatet e arritura deri me tani dhe duke u thënë se në të ardhmen bashkëpunimi në mes të Komunës dhe QG “AgroCelina” do të jetë edhe më i madh dhe në këtë pikë përkrahja-mbështetja në të ardhmen nuk do të mungoj sipas ligjeve të cilat janë në fuqi. Duke e ditur rendësin e QG, që ka arritur rezultate të mëdha deri më tani në aspektit të pranimit të produkteve bujqësore nga ana e fermerëve të pranimit si dhe pasimit të këtyre prodhimeve në tregjet evropiane.
Kurse Fehim Rexhepi, menaxher i Qendrës Grumbulluese të Frutave dhe Perimeve ”AgroCelina”, e ka falënderuar Kryetarin Latifi për pjesëmarrje e tij në këtë organizim dhe interesimin e tij rritjen e partneritet në mes të Komunës dhe QG “AgroCelina”, partneritet ky i cili sipas menaxherit Rexhepi është më se i nevojshëm.