S’mjafton vetëm një ide e mirë…

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Në këto seri të vazhdueshme, ne po ndajmë këshilla dhe njohuri nga ndërmarrësit e vërtetë të cilët po bëjnë beteja biznesi në baza ditore.

Kush je ti dhe cili është biznesi yt?

Emri im është Greg Solometo dhe unë jam themelues dhe Kryeshef Ekzekutiv i Alliance Homecare. Ne nisëm një shërbim kujdesi privat 10 vite më parë pasi u kujdesa për ish guvernatorin e New York Hugh Carey për dy vitet e fundit të jetës së tij. Kjo identifikoi një rrugë për krijimin e një programi kujdesi për të moshuarit. Kujdesja ndaj një personi të moshuar në familjen tuaj të cilin e doni mund të konsumojë kohën tuaj, të jetë frustruese dhe e shtrenjtë. Sistemi ynë është i përqendruar rreth kujdesit të cilin do të dëshiroja t’ia jepja gjyshes time kur e shikoja atë gjatë përvojës së saj duke vuajtur nga Alzheimer’s.

Çfarë do të thotë fjala “ndërmarrës’’ për ty?

Për mua, do të thotë dikush i cili përjeton diçka në jetë e cila do të mund të ishte bërë më mirë dhe pastaj merr idenë dhe e shndërron në një plan real dhe të ekzekutueshëm. Shumë njerëz kanë ide të mira, por shumë pak kanë vetëbesimin dhe këmbëngulësinë për të parë projektin nga koncepti në prodhim dhe në ofrim të rezultateve. Për ata të cilët e bëjnë këtë, ata fitojnë të drejtën për të konsideruar veten ndërmarrës.

Cila ishte sfida jote më e madhe dhe si e tejkalove atë?

Sfida jonë më e madhe ishte zhvillimi i biznesit dhe kalimi nga koncepti në biznes. Ka tre prej nesh të cilët e themeluam kompaninë, unë dhe dy shoqe të afërta të cilat ishin infermiere. Ne të gjithë mbajtëm punët tona primare dhe ndërtuam këtë biznes. Ne nuk morëm paga për tre vitet e para dhe taksat po rëndonin jetët dhe familjet tona. Në fund, ne u rritëm për të përballuar pagat tona dhe për të kaluar me orar të plotë. Gjatë asaj periudhe, ishte shumë stresuese.

Në çfarë tipari mbështetesh më së shumti kur merr vendime?

Besimi në instiktin tim ka qenë i madh por kam mësuar të dëgjoj më shumë dhe të flas më pak para se të kaloj gjykimin final të gjërave. Kam provuar të rrethoj veten me njerëz të zgjuar dhe të motivuar të cilët besojnë në misionin dhe qëllimet tona.

Si është zhvilluar stili yt udhëheqës?

Unë dëgjova një libër me audio vite më parë i quajtur Tribal Leadership i cili ndihmoi mënyrën time të të menduarit. Libri analizon kompanitë dhe kategorizon ato në pesë nivele të zhvillimit. Niveli i parë është tërësisht anarki dhe niveli i pestë operon në harmoni të plotë. Këto janë kompanitë të cilat krijojnë nivelin e tyre të konkurrencës dhe inovacioni i tyre krijon një produkt tërësisht të ri i cili nuk është parë më parë. Unë mendoj se ne po operojmë në nivelin e katërt sot. Niveli i pestë është ende në horizont.

A ka ndonjë thënie të veçantë të cilën e përdor si motivim personal?

Thënia e Theodore Roosevelt: ‘’Bëni atë që mundeni, me atë që keni, aty ku jeni’’. Unë ndryshoj thënien time motivuese çdo vit në nënshkrimin tim automatik të emailit. Jam duke e menduar një të ri për momentin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme