“S’munden me na nda”, projekti i ri nga Besjan Gashi

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 17:14 | Nga

Këngëtari i mirënjohur, Besjan Gashi, ka publikuar projektin e ri të tij.

Besjani ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri “S’munden me na nda”.

Një projekt ky ritmik që flet për një histori dashurie dhe që është punuar nga një produksion i madh.

“S’munden me na nda” është projekt i punuar në videokip nga Alban Selimaj.

Muzika është punuar nga Hekuran Krasniqi dhe në orkestrim te Alban Furtunës, kurse teksti nga Egzon Pireci.

Besjan Gashi është prej këngëtarëve me zë potent që gjithnjë ka ditur të sjellë projekte të dëgjuara.

Kënga e fundit e tij mjaft e mirëpritur ishte “Mamasita”.

Të ngjashme