S’ndalet Ballkani, ’89-shi përmbys Arbërinë, ndahen në paqe Gjilani dhe “Nikli”

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Ballkani e ka vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës.

Të besuarit e Ismet Munishi janë përballur të shtunën me Besën e Pejës.

Kjo ndeshje nuk pati dilema. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, i takoi Ballkanit me rezultat bindës, 4:1.

Mirlind Daku realizoi dygolësh në minutat ’27 dhe ’30, derisa dy gola i shënoi edhe Meriton Korenica në minutat ’80 dhe ’90.

Me këtë fitore, Ballkani e “blindon” pozitën e parë në tabelë me 25 pikë pas dhjetë xhirosh.

Kurse, Besa mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera, Gjilani pati punë me Feronikelin, derisa Arbëria e priti Trepçën ’89.

Në Gjilan spati fitues, pasi sfida u mbyllë 0-0 dhe skuadrat ndanë pikët në fund.

Në sfidën tjetër, Trepca ’89 ka fituar me pëmbysje, pasi mysafirë po humbisnin me golin Dior Zabërgjë.

Por, Trepca ’89 reagoi në pjesën e dytë dhe me golat e Bissmark Sie 55′ dhe Rilind Nimani 62′, siguruan përmbysjen dhe tri pikë të arta në xhiron e 10 në Superligë.

Të ngjashme