Trajneri i Real Sociedadit, Asier Garitano është detyruar ta kthej para kohe mesfushorin Adnan Januzaj.
Januzaj nuk ishte planifikuar të ftohet nga Garitano për ndeshjen kundër Atletico Madridit.
Por, për shkak të mungesës së Mikel Oyarzabalit, Garitano e ftoi dhe e inkuadroi në fushë mesfushorin e Belgjikës. Januzaj luajti nga minuta e 81-të te Sociedadi që humbi nga Atletico Madrid me rezultatin 2:0, në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës spanjolle.
Për Januzajn ishte paraqitja e parë këtë edicion në Spanjë.
Januzaj u lëndua gjatë kampionatit botëror që u mbajt në Rusi gjatë verës së këtij viti. Që nga ajo kohë, Januzaj nuk ka mundur të luajë për Sociedadin dhe Belgjikën.