Sociologu Punësohet Mësimdhënës i Matematikës

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 09:58 | Nga

Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës ka identifikuar të gjetura interesante gjatë auditimit të komunave të vendit.

Pas analizimit të raporteve të auditimit, KALLXO.com ka vërejtur një rast interesant që është evidentuar nga Auditori.
Fjala është për punësimin e një sociologu si mësimdhënës i lëndës së matematikës.Kjo ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës.

“Komuna e Fushë Kosovës ka angazhuar me vendim dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës Shqipe dhe Matematikë në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh. Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachelor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës. Në anën tjetër, të punësuarve nuk u janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në pagë, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në të ardhurat personale nr. 03/L-161”, thuhet në raportin e Auditorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme