Era e fortë e djersës mund të ndihet madje edhe nëse sapo keni bërë dush dhe keni qitur në trup dezodorant
Për të pastruar dhe dezinfektuar trupin nga toksina, propozohet detoksikimi i veçantë me sodë bikarbonati.
Ky pluhur magjik do të hapë poret në lëkurë, do ta bëjë më të butë dhe më të ndritshme, ndërsa me atë rast do të shkatërrojë bakteret të cilat gjenden në sipërfaqe të lëkurës.
Gjatë muajve të verës, propozohet detoksikimi i sqetullave nga kimikalet helmuese të cilat janë shtresuar derisa me vite më herët keni përdorur dezodorante të ndryshme.
Qe se çfarë është e nevojshme që të mund të detoksikoni sqetullat:
⦁ 1 lugë e vogël sodë bikarbonati,
⦁ 1 lugë e vogël uthull molle.
Bëni pastën nga këta dy përbërës, prisni që uthulla dhe soda të reagojnë duke u shndërruar në shkumë dhe qitni nën sqetull gjatë larjes.
Fërkoni mirë lëkurën dhe prisni që tretja të qëndrojë pak, pastaj bëni dush me ujë të vakët.
Do të vëreni se si ju është lëkura e butë, e pastër dhe dukshëm më e ndritshme (sepse soda e bikarbonatit ka cilësi zbardhjeje).
Për të detoksikuar trupin edhe nga brenda, është e nevojshme që gjatë 7 ditëve çdo mëngjes në lukth të zbrazët të pini ujë në të cilin keni tundur një lugë të vogël sodë bikarbonati!