Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, pritet të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian më 17 dhe 18 Maj në Sofje të Bullgarisë.
Në këtë konferencë të organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.
Sipas Forumit Ekonomik të Vjenës, qëllimi kryesor i këtij takimi është që samiti i Sofjes të jetë urë lidhëse mes presidencës evropiane të Bullgarisë dhe Austrisë, e cila do të marrë kryesimin me BE-në në pjesën e dytë të këtij viti.
Pjesëmarrës tjerë në këtë takim pritet të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri malazez, Dushko Markoviq, kryeministri Bullgar, Boyko Borisov si dhe ministrja e Jashtme evropiane e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.